Ferizaj

Filloi projekti “Heqja e deponive të ngurta” në komunën e Ferizajt

By FerizajPress

May 11, 2017

Ferizaj.11.05.2017 Është hera e pare që realizohet një projekt i tille në Komunën e Ferizajt, projekt me rëndësi të veçantë për Komunën e Ferizajt, realizuar përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike. “Përveç rëndësisë se madhe që ka ky projekt për Komunën e Ferizajt, ku janë të planifikuara 61 deponi të ngurta të hiqen , ne realizojmë edhe kriterin kryesor për Garën në mjedis, ku garojmë më Pastërtinë. Këto deponi do të hiqen brenda muajit, ndërsa deponitë e tjera do të hiqen në bazë të kërkesave të qytetarëve” ka thënë Mimoza Fazliu, Drejtoreshë për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Ferizaj.