Në mbrojtje nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedhit, ka nisur sot procesi i vaksinimit të kafshëve edhe në Komunën e Ferizajt.
Ka nisur sot procesi i vaksinimit kundër sëmundjes gungore të gjedhit edhe në komunën e Ferizajt. Në fshatin Rakaj këtë proces nga afër e ka përcjellur i pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Ismet Vranovci, i cili me këtë rast ka thënë se drejtoria që ai drejton që nga shfaqja e kësaj sëmundje ka qenë e mobilizuar në ofrimin e të gjitha shërbimeve. Ai e ka vlerësuar këtë proces duke thënë se drejtoria me stafin e saj është e përgatitur maksimalisht për ta përfunduar me sukses këtë proces.