Ferizaj

Filloi ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së investim 2,5 milionësh

By FerizajPress

October 13, 2023

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët, kanë vënë sot gurthemelin objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Aliu ka shkruar në Facebook, se kjo është një vepër publike madhore që i jep zgjidhje për dekada, nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, menaxhmentin e QKMF-së dhe mjekët që vunë themelet e shëndetësisë ferizajase, vumë sot gurthemelin e një vepre publike madhore që i jep zgjidhje për dekada, nevojave hapësinore për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, ndërtimit të objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, që do të shtrihet në afro 5000m2 sipërfaqe, mbi trefishi i objektit ekzistues të QKMF-së, bashkëfinancim ky mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Falënderim Ministrisë së Shëndetësisë dhe kreut të saj që për vite u angazhuam bashkë në jetësimin e këtij projekti.” ka shkruar kryetari Agim Aliu.

Urime mantelbardhëve dhe gjithë qytetarëve ferizajas!