Edhe pse moti me shi, sonte në Ferizaj, për të tetën herë më radhë ka filluar të mbahet festivali “MuralFest”. Hapjen e këtij festivali e ka bërë drejtorja Lebibe Topalli, e cila ka folur për agjendën që pritet të realizohet deri me datën 23 qershor atëherë edhe kur përfundon ky festival.
Me një fjalë përshëndetëse të gjithë të pranishmit i ka përshëndetur edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani e cila ka folur për rëndësinë e këtij festivali që ka kultivuar vlera të larta artistike në qytetin e Ferizajt.
Dashamirët e artit dhe kulturës, sonte patën rastin të ndjekin performancën e aktores së mirënjohur Edona Reshitaj.