Prej muajsh me radhë në media është aluduar për një lidhje të mundshme mes këngëtares Fifi dhe kantautorit Flori Mumajesi.
Gjithçka nisi pasi dyshja publikoi një video ku shfaqeshin shumë afër njëri tjetrit teksa këndonin këngën “Ja ke bo vetes”.
E ftuar diën e djeshme në emisionin “Thumb”, Fifi ka folur për herë të parë për marrëdhënien me Florin dhe ka habitur teksa e ka thirrur atë burrë.
“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça kit ash?” tha këngëtarja ndërkohë e pyetën: “A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?”
“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki edhe 5 vjet me prit”, ka thënë Fifi