Kultura-Arti

Fifi sërish e dyta në ‘Kënga Magjike’

By FerizajPress

December 08, 2019

Fifi sërish ka arritur që të jetë në top treshen e këngëve finale në festivalin e Këngës Magjike, për të tretin vit me radhë.

Sonte është mbajtur finalja e këtij edicioni të Këngës Magjike dhe fituesja vitit 2019 është Eneda Tarifa me këngën ‘Ma zgjat dorën’.

E këngëtarja Fifi ka qenë sërish pjesëmarrëse, këtë herë sërish vetë, me këngën ‘Marova’ e cila sërish ishte më e pëlqyera e publikut, por nuk arriti të marrë vendin e parë, shkruan Gazeta Express.

Fifi këtë vit ka mbetur prapa Eneidës, pas pikëve të mbledhura nga artisët, juria dhe publiku.

Ajo u shfaq shumë e emocionuar dhe në lot në daljen në skenë pas shpalljes së rezultatit, derisa Eneda i kushtoi vëmendjen e merituar, e edhe Flori kishte disa fjalë për të.

Në edicionin e vitit të kaluar, Fifi sërish kishte marrë vendin e dytë, atëherë me këngën ‘Psikopatja jote’ me Mc Kreshën, këngë kjo e cila gjithashtu ishte më e pëlqyera e publikut.

Ndërsa në edicionin e parë kur këngëtarja filloi aventurën në këtë festival, ajo sërish ishte e preferuara e publikut, ku mori pjesë me këngën ‘Zhurmë’.