Show Biz

Fifi nuk e anulon pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike’, tregon pse po e bën këtë

By FerizajPress

November 29, 2019

‘Kënga Magjike’ ka njoftuar që përkundër tragjedisë së ndodhur në Shqipëri, festivali do të mbahet.

Pjesëmarrëse në këtë edicion të festivalit do të jetë edhe këngëtarja kosovare, Fifi me këngën ‘Marova’.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se do të marr pjesë në festival dhe se së bashku do të ndërtojnë një shtëpi të njërës nga familjet e prekura nga tërmeti.

 “Une jam artiste dhe si e tille i kam shfrytëzuar ne maksimum rrjetet e mia sociale për të ndihmuar dhe informu njerëzit për ti lokalizu, akomodu, me u nis ndihmat neper vendet adekuate dhe te dorëzohen direkt neper njerëzit e prekur nga ky rast . Uroje te kem shërbyer sado pak . Kete vit marr pjese te @kengamagjikeofficial dhe se bashku mund te ndërtojmë një strehe dikoj . @arditgjebrea bashke me stafin e festivalit kane vendos qe me te ardhurat e biletave qe do shiten per netët live do ndërtohet shtëpi per njërën nga familjet e prekura  #kendojpertendertuar“, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Besa Kokëdhima ka njoftuar se është tërhequr nga ‘Kënga Magjike’ pas që nuk është në gjendje të performoj pas tërmetit që ndodhi 3 ditë më parë në Shqipëri.