Sport

FIFA i thotë “PO” Besart Berishës,mund t’i bashkohet Kosovës

By FerizajPress

January 24, 2017

Kombëtarja e Kosovës pritet të jetë edhe më e fortë për ndeshjen e ardhshme me 24 mars ndaj Islandës, në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Buunjaki në një bisedë për Gazeta Express, tregon se rekordmeni i kampionatit australian, Besart Berisha ka marrë leje nga FIFA dhe pritet të luaj ndaj Islandës.

Lajm i mirë tjetër për Kosovën është se edhe dy lojtarët tjerë, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj kanë kompletuar dokumentacionin dhe janë në përgjigje të FIFA’s.

“Besart Berisha e ka marrë lejen nga FIFA dhe prej ndeshjes ardhshme ndaj Islandës do të jetë gati të luaj për Kosovën. Ai më herët ka shpreh gatishmëri për të luajtur për Kosovën dhe ende nuk na ka komunikuar diçka tjetër”, tha fillimisht Bunjaki.

“Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj kanë kompletuar dokumentacionin e kërkuar dhe tashmë po presin përgjigje”.

Por, Bunjaki ka treguar se problem është vetëm afrimi i Loret Sadikun, për të cilin ende nuk dihet nëse do t’i lejohet nga FIFA që të luaj për Kosovën, pasi më herët kishte luajtur për Suedinë dhe kishte bërë kërkesë për të luajtur edhe për Shqipërinë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6