Sport

FFK: Kosova do t’i ketë këto përfaqësuese në grup për Kampionatin Botëror

By FerizajPress

April 15, 2016

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, është shprehur optimistë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA në muajin maj.

UEFA më 3 maj në Budapest do të votojë për pranimin e Kosovës, dhe në rast të pranimit në UEFA, më 13 maj Kosova pritet t’i bashkohet FIFA-s.

Salihu i ftuar në ‘Info 3’ të RTK-së, deklaroi se nëse Kosova pranohet në UEFA dhe FIFA, do të merr pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018 që mbahet në Rusi, duke zbuluar edhe se në cilin grup do të vendosët Përfaqësuesja e Kosovës.

“Nëse gjithçka shkon siç na është premtuar nga këto dy institucione të futbollit, atëherë Kosova do të jetë në grup me Ukrainën, Turqinë, Kroacinë, Finlandën dhe Islandën”, deklaroi Salihu, transmeton Indeksonline.