Sport

FFK dënon Munishin dhe Rahovecin

By FerizajPress

April 23, 2016

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar trajnerin Ismet Munishi dhe skuadrën e Rahovecit.

Komisioni Disiplinor i FFK’së ka dënuar trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishi me 250 euro para, pas deklaratave të tij, ku ka akuzuar për shitblerje të ndeshjeve dhe gjyqtarëve.

Munishi këto deklarata i kishte bërë pas humbjes nga Prishtina.

Me të holla është dënuar edhe skuadra e Rahovecit, e cila duhet të paguaj 500 euro, pas lëshimeve të bëra në ndeshjen kundër Vëllaznimit të Gjakovës në Ligën e Parë.

Kujtojmë se sikurse Munishi po ashtu edhe Rahoveci kanë mundësi që të ankohen brenda tetë ditësh.