Sport

Festë në Ferizaj, KF Ferizaj siguron hyrjen në Superligë

By FerizajPress

May 15, 2016

Pas fitores së sotme kundër  2Korrikut me rezultat 4:3,  futbollistët  e Ferizajt  ndeshjet e ardhshme do ti zhvillojnë në Raiffeisen Superligë.

Ferizaj, më në fund,  pas një angazhimi të gjithë ekipit, stafit udhëheqës, kryetrajnerit  Selmani  si dhe ndihmës  dhënë nga kryetari i komunës Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKRS-së Naim Ferati , ekipi  i futbollit  sezonin e ardhshëm do të garoi në Superligë.

Pas përfundimit të lojës   festa filloi që në stadium. Kësaj  kishte ardhur ti bashkohet dhe ti urojnë këtë sukses edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKRS-së Naim Ferati.