Sport

Festa në Francë kalon në tragjedi, dy të vdekur

By FerizajPress

July 16, 2018

Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve. Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët. Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë. Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet. Në orën 22:00 raportohej për dhjetëra persona të arrestuar në këto qytete.