Sport

Ferronikeli i Kosovës ish-gjigandi që po përmbyset nga feni i kavadarcit

By FerizajPress

June 30, 2016

Shkruan: Prof.Dr. Izet Ibrahimi

Eksporti ilegal i xeheve te hekur-nikelit të Kosovës, dhe këmbëngulësia e Qeverisë Maqedone ne kushtëzimin e përmbushjes së kritereve te privatizimit të “Feni-it” me “mundësin e pezullimi apo ndalimi, për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë se Re” ka rezultuar me performancë të shkëlqyer prodhuese të kësaj kompanie, ndërsa në të njëjtën kohë ka rritur ortekune shembjes së gjigantit “Ferronikel” me rrezikun e përmbysjes se shpresave për ringjallje te industrisë minerare dhe gjithë perspektivës zhvillimore në Kosovë.

Ndërprerja e aktiviteteve prodhuese në“Ferronikel”si dhe eksporti ilegal i xehes se hekur-nikelit tash e 4 muaj sikur po kalon në heshtje, dhe përveç deklarimitqëdëgjuamkëtyre ditëve nga ministri Stavilecise “nuk e di çka po bëhet me Ferronikelin, por si të kuptoj se kompania e ka shkel ligjin do te marrë masa”,nuk ka ngjallur ndonjë debat që do shqyrtonte arsyet e ndërprerjessë prodhimit dhe legalitetin e eksportit të xehes ose se paku do t’i rikujtonte ministrit se ndërprerja e prodhimit më tepërështë e stimuluar për t’i hapur rrugë fitimit me te lehtë, përmes eksportitte xehes, sesa për arsyete oscilimeve të çmimit të nikelit në bursat ndërkombëtare dhe vështirësive tjera në tregjet ndërkombëtare të mineraleve. Arsye pse autoriteteve qeveritare e menaxhuese te kompanisë kanë zgjedhur eksportin ilegal te xehes dhe minimizimin e debatit rreth Ferronikelit duke e kaluar në heshtje , në të vërtet; Bien në harmoni metendencat maqedoneqë përmes ringjalljes së “Feni” te Kvadarcit, të monopolizojnë industrinë e hekur–nikelit në rajon;

Janë tendencë për t’i orientuar debatin tek kriza me çmimin e nikelit dhe larguar atë nga problemet reale që fillojnë me legalitetine procesit të privatizimit, nivelin e lartë te korrupsionit gjatë procesit te transformimit të aseteve dhe stoqeve të NUSH “Ferronikeli” tek kompania e re, mungesa e auditimit të investimeve sipas kushteve të tenderit, komisioni i përcjellë me dyshime dhe nivel të ulët transparence, e shumë çështje tjera që për ditë e më shumë po ngritin shqetësimet e publikut dhe me gjerë;

Nësendërprerjen e prodhimit ne “Ferronikel”arsyetohet me faktin se tregjet ndërkombëtare të mineraleve po shënojnë periudha të një krize të thellë, atëherë, logjikisht kjo do të duhej të vlej edhe për “FeNi-n” e Kavadarcit, i cili jo vetëm që nuk ka ndërpre prodhimin por ka maksimalizuar kapacitetetdhe operon me performancë të shkëlqyer falë xeheve të Kosovës;

Sipas burimeve statistikore nga (Metal buletin, Matalgesellchaft AG, LME London etj.) rezulton se çmimi i nikelit vazhdimisht ka një jostabilitet në tregun botëror, mirëpo vlerësuar sipas parametrave operues, kurbaosciluese e tij asnjë herë nuk ka rërë nën kurbën e kostos prodhuese.

Nga analiza teknike e procesit të prodhimit,Ferronikelit në te dy shkritoret, rezultojnë të dhëna se; indikatorët e përformancës, sidomos kualiteti i xehes, kostot për shfrytëzim dhe transport të xehes, niveli i shpenzimeve të resurseve dhe lëndëve teknologjike, etj,e të cilat janë dominant në mbarëvajtjen dhe koston prodhuese, janë në nivele shumë më privilegjuese tek Ferronikeli-Drenas sesa tek Feni-Kavadarc. Këto janë vetëm disa nga faktet që do të demantonin arsyet e promovuara për ndërprerje te prodhimitte Ferronikelitnë Kosovë dhe eksportit të xehes për në Maqedoni. Nëse edhe vetëm për pak minuat i kthehemi debati te viteve 2006, 2007, ku aso kohe privatizimi i “Ferronikelit”, u quajt “storie historike e suksesit”me zotimet për një zhvillimte burimeve të Ferronikelit, nxitjen e një rritjeje ekonomike si dhe uljen e shkallës së papunësisë,besojmë se Qeverisë Mustafa, e veçanërisht ministrit Stavilecit, shefi i të cilit gjatë përurimit të privatizimit të “Ferronikelit” (në cilësinë e kryeministrit të qeverisë nën hije) se bashku me ministrat e koalicionit të atëhershëm qeverisë LDK-AAK dhe z. Ryker ish kryeadministrator i UNIMIK-ut në Kosovë, do t’i kujtohen obligimet ligjore te nxjerra si: “Rregullat e Tenderit për Privatizimin e Ferronikleit” ku; “ofertuesi duhet të paraqes një plan të ringjalljes, me detaje për qasjen përpunuese, afatet kohore të komisionimit, si dhe nivelet e të hyrave për prodhimet …”, të vëna këto si kusht i panegociushëm, dhe te cilat po t’i implementoheshin, jo vetëm që do të mundësohej përpunimi i xehes në Shkritoren e Drenasit por do ta detyronte blerësin që ta finalizonte atë deri ne produkte finale. Nëse Qeveria do ta ishte e interesuar ta ndërpres eksportin ilegal të xehes dhe t’irikthej operimet metalurgjike në Shkritoren e Drenasit, ajo do të shfrytëzonte kushtin e dytë po ashtu të pa negociushem përmes së cilit “.. parashikohet një mundësi pezullimi apo ndalimi për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë se Re, i cili do të ushtrohet në rast se kushtet e më sipërme nuk plotësohen. Kjo mundësi pezullimi do të kthehet prapa apo do të bjerë posa të tregohet që këto kusht janë përmbushur”. Edhe për kundër këtyre mundësive teknike, teknologjike, dhe ligjore menaxhmenti i NewCo “Ferronikelit”me aprovim në heshtje të qeverisë Mustafa po vazhdon eksportin e xeheve për në Kavdarc, kompleks ky i cili dikur shquhej si dinasar i ekonomisë Maqedone, por fal xehes së Kosovës dhe këmbëngulësisë së Qeverisë Maqedone, e cila vazhdimisht i rikujton blerësit “mundësin e pezullimi apo ndalimi, për të gjithë kapitalin në aksione të Kompanisë”, pa arrin të jetë rentabil, ndërsa orteku i shembjes së gjigantit “Ferronikel” për ditë e më shumë po rritet me rrezikun e përmbysjes së shpresave për ringjallje te industrisë minerare dhe gjithë perspektivës zhvillimore në Kosovë. Kjo heshtje e Qeverise Mustafa vetëm sa po i forcon argumentet e paraqitura me lartë, dhe njëkohësisht po rrënon të ardhmen e qytetareve të vendit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe me xehen e Drenasit po ja jep mundësinë e mbijetesës Kavadarcit të Maqedonisë e cila është shumëfishë me pak profitabile se ajo e Kosovës.

The post Ferronikeli i Kosovës ish-gjigandi që po përmbyset nga feni i kavadarcit appeared first on GazetaBlic.