Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit më të mëdhenj të vitit 2021, eksportuesit, punëdhënësit e vitit, kompanitë më fitimprurëse dhe investimin e vitit.
Gjithashtu sivjet për herë të parë është shtuar një kategori “vendi i punës miqësor për familjen”.
Në ceremoninë e organizuar mbrëmë, u tha se këto biznese janë shtylla e shtetndërtimit dhe ekonomisë së vendit, duke krijuar së bashku mijëra vende pune.
Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, para të pranishmëve, tha se kjo ceremoni mbahet tradicionalisht për të falënderuar dhe ndarë mirënjohje për kompanitë më të suksesshme të Kosovës, të cilat ai i quajti “shtetndërtuesit e vendit”.
Në mesin e dhjetë eksportuese më të mëdhenj të Kosovës është radhitur edhe kompania ferizajase FERPLAST
Në emër të kompanisë FERPLAST, Bashkim Krasniqi, menaxher, ka njoftuar se për herë të pestë po nderohen me çmimin “Eksportuesi i vitit” të Kosovës.
“Të nderuar miq , klient te kompanisë FERPLAST me kënaqësi e ndajmë me ju për të pestën herë çmimin si “Eksportuesi i Vitit 2021 ” në mesin e 10 kompanive më të mira në Kosovë. Eksportet e kompanisë Ferplast janë 42% e prodhimit total të eksportuar në këto shtete të BE : Zvicër, Greqi, Rumani, Sllovaki, Bullgari, Kroaci si dhe shtetet fqinje Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi ,Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Me ju së bashku do vazhdojmë sukseset edhe në vitet në vijim” ka thënë Bashkim Krasniqi, menaxher i kompanisë FERPLAST në Ferizaj