Sport

Feronikeli mposht Prishtinën, barazon Hajvalia, fiton Drenica

By FerizajPress

April 09, 2016

​Fernikeli e ka fituar derbin e javës së 25-të elitës së futbollit tonë, duke mposhtur Prishtinën me rezultat 1 me 0, sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kampionët në fuqi të Kosovës gjatë gjithë lojës kanë qenë ekipi më i mirë se prishtinasit, ndërsa golin efitores e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 13.

Pas kësaj fitoreje, Feronikeli blindon kreun e tabeles me 50 pikë të tubuara, ndërsa përcjellësi i Feronikelit, Hajvalia nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim pa gola me Dritën.

Ndërkohë, fitore ka shënuar Drenica, e cila me një gol të Sami Gecit dhe me një gol të Granit Arifaj në minutën e 87, mundi Lirinë 2 me 0. /kp