Ferizaj

Fermerët ferizajas njoftohen nga afër me kultivimin e mjedrës dhe sistemin e ujitjes

By FerizajPress

November 03, 2016

Përfituesit e mjedrës dhe të sistemit të ujitjes pikë-pikë, kanë mbajtur trajnimin e radhës, që kishte të bënë me këtë kulturë.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci është shprehur se trajnimi është organizuar në bashkëpunimi me operatorin ekonomik, ndërsa i angazhuar për këtë trajnim ishte profesori universitar Agim Zajmi për skjarimet e mbjelljes së fidanëve të mjedrës.