Ferizaj

Fermerët ferizajas me njohuri të reja për kafshët e tyre

By FerizajPress

September 30, 2016

Të premten në Ferizajt, u mbajt trajnim me fermerët ferizajas i organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Mëshqerra”.

Në trajnim kanë marr pjesë fermerët të cilët ishin përfitues të lopëve gjatë vitit të kaluar nga organizatën joqeveritare “Mëshqerra”. Sipas drejtorit të bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovcit, ky trajnim ka qenë tepër I rëndësishëm për fermerët ferizajas.