Ferizaj

Fermerët ferizajas kërkojnë shtyrjen e afatit për subvencione

By FerizajPress

June 05, 2022

Rreth 300 bujq nga Ferizaj nuk do të mund marrin asnjë cent nga buxheti i shtetit.

Kjo për arsye se afati për subvencionin që ishte i hapur nga Ministria e Bujqësisë, u mbyllur me 1 qershor. Fermerët që nuk mundën të aplikojnë, ankohen se ju bë padrejtësi.

Në komunë si shkak i procedurave e pranojnë se kanë pas fluks të madh të fermerëve, por bën me dije se i kanë kërkuar Ministrisë së Bujqësisë, të shtyhet afati, por që nuk kanë marr përgjigje.

Të dielën Klani e pati të pamundur të marrë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, nëse kërkesa e fermerëve do të mund të plotësohet.

Mirëpo, bujqit ferizajas bën me dije se mëngjesin e të hënës do t’ua zënë derën këtij dikasteri pasi do të protestojnë, që t’u mundësohet të përfitojnë nga subvencionimi, pasi në të kundërtën edhe do të mund të falimentojnë./Klan Kosova