Komuna e Ferizajt, ndau herbicide të grurit për 452 fermerë ferizajas. Fermerët përfitues u shprehën të kënaqur për ndihmën që i është ofruar nga drejtoria komunale e bujqësisë. Sipas tyre, edhe pse nuk mund të mbulohet të gjithë hektarët me këto ndihma, por sadopak do tua lehtësojë atyre shpenzimet. “Me arrit pak më shumë më mbjellë pak më shumë. Po si të mbillet kur nuk ka çmim gruri. E kisha lutur Qeverinë bile çmimin letë na e mbajnë mos të lejohet nga jashtë të hynë misrit qumësht dhe grurë sepse çmimi është shumë i ulët”, tha Milam Avdyli. E, drejtori i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci tha se fermerët kanë aplikuar për t’i mbuluar mbi 2 mijë hektar, por shtuan se, mundësit buxhetore për të furnizuar fermerët 100% me këtë pesticide janë të kufizuara. “Është duke u realizuar projekti i parë për këtë vit duke mos i harruar edhe projektet e tjera që janë në realizim e sipër sot i furnizojmë fermerët me preparat kimik Segatur për luftimin e barojave të këqija në kulturën e grurit. Me këtë preparat janë pajisur rreth 452 bujq që kanë diku rreth 1 e 800 hektarë tokë me grurë. Ky projekt komunës së Ferizajt mësohet ti ketë kushtuar afër 19 mijë euro.