Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka bërë shpërndarjen e mëshqerrave barresë për 80 fermerë ferizajas.
Shpërndarja ka filluar sot në fshatin Greme, ndërkaq ditëve në vazhdim do të bëhet edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Ferizajt.
Përmes këtij projekti synohet që të ngritët pasuria dhe veprimtaria për fermerët ferizajas.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, vazhdimisht do të jetë krah fermerëve ferizajas për t’i ndihmuar ata, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.