Ferizaj

Fermerët e Ferizajt pajisen me sistemin e ujitjes pikë-pikë

By FerizajPress

October 27, 2016

Drejtoria komunale e Bujqësisë në Ferizaj ka bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë për 50 përfitues.

Sistemin e ujitjes e përfitoi edhe Feride Ismajli nga fshati Komogllavë, e cila ka të mbjella 20 ari tokë me kulturën e mjedrës. Ajo tha se këtë kulturë e ka mbjellë falë ndihmës së shoqatës “Gratë e bashkuara” nga fshati Komogllavë, ndërkaq sistemin e ujitjes po e përfiton nga Komuna e Ferizajt.