Ferizaj

Fermerët e Ferizajt dhe deputeti Tahiri i shkojnë Haradinajt në zyre

By FerizajPress

June 24, 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup fermerësh nga Ferizaj, të cilët kanë qenë të shoqëruar nga deputeti Labinot Tahiri.

Haradinaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për çështjen e kompensimeve të dëmeve të shkaktuara nga reshjet atmosferike.

“Prita në takim një grup fermerësh nga komuna e Ferizajt të shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, me të cilët diskutuam dhe shqyrtuam modalitetet e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në këtë anë.Theksova se Qeveria e vendit duke qenë përherë në mbështetje të fermerëve, do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar!”, ka shkruar Haradinaj.

“Uroj qe sa më parë të ju konpenzohen dëmët e tyre nga Qeveria e Kosovës! Besoj shumë si çdo përpjekeje edhe kjo do të bëhet rewalitet.Faleminderit Kryeministër! ” ka shkruar Labinot Tahiri.