Ferizaj

Ferizajt i shtohen pesë qendra të reja votimi

By FerizajPress

July 31, 2017

Qytetrët e Ferizajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të kenë mundësi të votojnë edhe në 5 qendra të reja të votimit të cilat janë hapur për herë të pare me vendim të Komisionit Komunal Zgjedhor. Qendrat e reja të votimit do të jenë në fshatrat : 1.Doganaj në shkollën fillore “Naim Frashëri” ,  2. Pojatë në shkolla fillore “Abetarja”. 3. Kosinë shkolla fillore “Bilall Shala”, 4.Neredime –shkolla fillore “Konstandin Kristoforidhi” 5. Në fshatin Prelez i Muhaxherëve në shkollën fillore “Liman Rekaj” Bëhet thirrje që tashmë pasi që janë krijuar kushte më të mira dhe janë afruar këto qendra në vendbanimet e qytetarëve të shfrytëzohet sa më shumë e drejtave e votës nga të gjithë qytetarët e moshës madhore.