Ferizaj

Ferizaj gatuan picë për Donald Trump, e ftonë ta vizitoj Kosovën

By FerizajPress

January 28, 2017

Rrjeti i restoranteve POMO në Ferizaj, ka gatuar një picë të madhe për nder të inagurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili njihet si adhurues i picave.

Të pranishëm në këtë organizim ishin qytetarët e Ferizajt, ndërsa  përfaqësues të institucioneve nuk u panë aty, përkundër ftesës që u ishte bërë.

E ata që më së shumti e shijuan picën ishin fëmijët.

Përgjegjësi i marketingut në POMO, Alban Kutllovci tregoi për arsyet e këtij organizimi.

 “Një arsye që ne e kemi dhënë është se Ferizaj ka një numër më të madh të njerëzve me staf amerikan, duke pasur parasysh edhe kampin Bondsteel, që gjendet në Ferizaj, përndryshe ky eveniment ka për qëllim promovimin e Kosovës dhe është aktiviteti i parë botëror që është organizuar në nder të presidentit Donald Trump, ku ai njihet si adhurues i picave” tha Alban Kutllovci, përgjegjës marketingu në ‘’Pomo’’.

Përmes nënshkrimeve, ferizajasit i bënë thirrje Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, që ta vizitojë Kosovën.