Ferizaj

Ferizajasja me super zërin e saj pjesë e ‘The Voice Kids Albania’

By FerizajPress

April 12, 2019

Anisa Shabani është 14 vjeçe dhe jeton në Ferizaj. Ajo ka 5 vite që këndon dhe ndjek shkollën e muzikës për flaut, transmeton Gazeta Metro.

Ka qenë pjesë e çdo aktiviteti muzikor të organizuar në Kosovë dhe i pëlqen të marrë pjesë dhe në festivale që zhvillohen në rajon.

Së fundmi ajo ka hyrë në grupin e ngushtë të konkurrenteve në grupin e Arilenës dhe sonte ajo do të performoj “live” në gjysmë finale.

Ëndrra më e madhe është të përfaqësojë Kosovën në vende të ndryshme të botës. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “I Wanna Dance With Somebody” për të cilën u kthyen Gjokat dhe Arilena.

Anisa fitoi Betejën kundrejt Violetës dhe Sofikës të cilat performuan me këngën “I’ll Never Love Again”.

Ajo javën e kaluar ka kënduar këngën se Beyonce’s “Love On Top”, këngë kjo shumë e vështirë për tu realizuar.

Ajo sonte ka nevojë për ndihmën e juaj dhe për ta mbështetur atë duhet të votoni në numri 55099 nga Kosova ku duhet të shkruani vetëm emrin e Anisës.