Publikimi i listës së lojtarëve për ndeshjen kundër Anglisë nga selektori, Rafet Prekazi, siç duket e ka gëzuar tifozerinë ferizajase ngase në listë është edhe emri i të riut Leard Sadriu, i cili aktualisht po i mbron ngjyrat e Shkëndisë nga Tetova.
Në listë janë emrat e 23 lojtarëve, ndërsa Sadriu luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe atë mbrojtësit të majtë.Leard Sadriu, gjatë këtij kampionati po aktivizohet rregullisht në ekipin tetovar.Do theksuar se në përbërjen U-21 Leardi është futbollisti më i ri i lindur në vitin 2001.Paraqitja e tij në kombëtare po pritet me entuziazëm të shtuar.