Ferizaj

Ferizajasi sulmon fizikisht prindërit

By FerizajPress

February 07, 2019

Një person nga Ferizaj të mërkurën është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit, pasi dyshohet se i njëjti i ka sulmuar fizikisht prindërit e tij

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, ku i dyshuari i ka sulmuar prindërit e tij dhe i ka demoluar orenditë shtëpiake.

Policia bën të ditur se nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërkaq me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.