Ferizaj

Ferizajasi që din emrat e mbi 30000 rrugëve në Londër

By FerizajPress

November 18, 2019

Gëzim Ramdani, qytetar nga Ferizaj, që jeton dhe punon në Londër, ushtron profesionin e taksistit.

Për të ushtruar këtë profesion Gëzimi, ju deshtë që për dy vite me radhë të ndjek shkollimin në Londër që të marr licencën e ushtrimit të këtij profesioni.

Nuk është vetëm kjo.

Për të ushtruar këtë profesion Gëzimi, pa probleme ka mësuar emrat e 30000 rrugëve në kryeqytetin e Anglisë, Londër, rrugë të cilat i kalon çdo dit me taksin e tij.

E në këtë punë Gëzimit i ndodhë shumë shpesh që klientë të tij të jenë edhe shqiptarët që jetojnë në Londër, e jo rrallë ka edhe nga qyteti i lindjes, Ferizaj, me të cilët sado shkurt por çmallet duke biseduar me ta.