Ferizaj

Ferizajasi ndalohet nga tre persona të panjohur, i vjedhin telefonin dhe i dëmtojnë veturën

By FerizajPress

November 27, 2021

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se një qytetari I është grabitur telefoni dhe i është dëmtuar vetura,

Tre persona meshkuj fillimisht e kanë ndalur më pas ia kanë grabitur telefonin dhe ia kanë dëmtuar veturën. Rasti është në procedurë hetimore.

“Rr. Avdyl Selam Ahmeti, Ferizaj 26.11.2021-19:30. Vik*tima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një telefonin dhe i kanë dëmtuar veturën. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.