Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati për të bërë hapin më të madh të karrierës së tij.
Mbrojtësi kosovar ka shkëlqyer me fanellën e klubit rumun në 17 paraqitje, 16 në kampionat dhe një në Kupën e Rumanisë. Sadriu është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të elitës rumune, teksa ka realizuar dy gola, duke u dëshmuar si forcë e rëndësishme e Arges edhe në fazën ofensive.
Falë këtyre paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe grumbullimit të tij me Kombëtaren e Kosovës, Sadriu është vërshuar nga oferta, si nga kampionati rumun, ashtu edhe nga liga të tjera evropiane.
Burime të sigurta se e ardhmja e mbrojtësit ferizajas pritet të jetë në Gjermani. Sadriu tashmë ka arritur marrëveshjen personale me skuadrën Holstein Kiel, që këtë edicion ka rënë në Bundesliga 2, por që njihet si klub i organizuar dhe i orientuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, shpeshherë furnizues i klubeve të Bundesligës.