Ferizaj

Ferizajasi gjuan me armë për t’i shpëtuar qenëve endacak

By FerizajPress

March 06, 2021

Një qytetar në Ferizaj ka shtënë me armë për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, Ferizajasi ka shkrepur armën dhe në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhojë e kalibrit 9 mm.

“Raportohet se një mashkull kosovar ka shkrep armen duke penguar sulmin nga qentë endacak. Njësiti i forenzikës në vend-ngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.