Ferizaj

Ferizajasi gjen diçka me vlerë të madhe. Kërkon pronarin e sajë

By FerizajPress

May 07, 2021

Një qytetar në Ferizaj, sot në  lokacionin e kopshtit për fëmijë “Dielli” ka gjetur diçka me vlerë të madhe (Informatat ruhen për shkaqe të mos keqpërdorimit).

Ai ka kërkuar që  ai i cili ka humbur këtë të lajmërohet në numrin e tij të telefonit për ta marrë këtë.

“Përshëndetjeje, dje me datë 06.05.2021, rreth orës 16:15, tek objekti banesore afër kopshtit për fëmijë “Dielli” është gjetur diçka që ka vlerë të madhe, por për arsye të sigurisë që ajo çka është gjetur të bie në dorën e pronarit të vërtet nuk po e tregojmë çka. Kushdo që ka informacion se kush mund ta ketë humbur ose  kujtdo që mund ti ketë humbur, le të lajmërohen në këtë nr. tel. 049/955-777”  thuhet në njoftimin e këtij qytetari dërguar në redaksinë e Ferizajpress.