Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj është sulmuar një person derisa ishte në një lokal. Në rrugën Shkelzen Haradinaj, një person ka rrahur një tjetër dhe i ka thyer nofullën. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person mashkull kosovar deri sa ishte në një lokal. Viktima është duke u trajtuar në QKUK pasi ka të thyer nofullën”. Nuk raportohet për të arrestuar.