Ferizaj

Ferizajasi e thërret në shtëpi dhe e rrah keq shtetasin e Shqipërisë, 20-vjeçari pëson lëndime të rënda

By FerizajPress

November 28, 2023

Një 37-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas të Shqipërisë në Ferizaj.Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 20-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë pas sulmit fizik me të cilin u përball.Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë dëshminë e të riut, që ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e kishte thirrur në shtëpinë e tij, gjoja se ka nevojë për ndihmë. I gjithë tmerri ka filluar me të mbërritur në shtëpinë e 36-vjeçarit në rrugën ‘Atë Nikë Prela’, ku ky i fundit dyshohet se e ka goditur me një shkop druri, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë e trup.Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.