Rezultatet e ferizajasve në sporte të ndryshme janë domethënëse. Në garën e sportit të Beach Volley 2023, ferizajaset Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu nga KV “Kastrioti” u shpallën Kampione të Kosovës në sportin e volejbollit në rërë për konkurrencën e femrave.
Për dy ditë me radhë, sportistë të shumtë morën pjesë në këtë kampionat e që sportistet ferizajase dhuruan spektakël të vërtetë, pasi në finale mposhtën dyshen tjetër impresive Megi Bislimi/Altuna Ibrahimi me rezultat 2-0 (21-13, 21-17) e që në fund të garës, trofetë u ndanë nga Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci.