Policia e Ferizajt njofton për një vrasje të mbetur në tentativë në Ferizaj gjatë së enjtes rreth orës 22:40.
Sipas raportit policor i dyshuari ka sulmuar viktimën dhe ka shtënë me armë drejt tij.
Viktima ka pësuar gërvishtje, teksa për të dyshuarin nuk raportohet se është arrestuar.
Raporti i plotë i Policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj 08.06.2023 – 22:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima ka pësuar disa gërvishtje, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime.