Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, njëherësh kryetar i këtij këshilli vlerësoi se situata e sigurisë në komunën tonë vazhdon të jetë e qetë dhe stabile. “Situatën e sigurisë në vazhdimësi e kemi pasur të qetë dhe stabile dhe kjo është vlerësuar edhe nga ekspert që merren me këtë çështje, por edhe me këshillat veprues dhe me institucionet e pavarura që janë në Komunën e Ferizajt. Në bazë të raporteve të policisë, por edhe në bazë të takimeve që kemi pasur me faktorë ndërkombëtare situata e sigurisë në Ferizajt është e qetë dhe stabile, dhe gjithnjë ka rënie të të gjitha krimeve të organizuara”, ka thënë kryetari Svarqa. Nga ana tjetër komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, Qazim Reka, ka vlerësuar lart situatën e sigurisë më c’rast ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e tyre që po japin për ruajtjen e situatës së sigurisë. Ai ka thënë se Policia e Kosovës, shumë shpejt do të fillojë së zbatuari edhe planin “Festo me zemër dhe jo me armë”. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe lidhur me përgatitjet për pritjen e bashkatdhetarëve, është diskutuar për testin e maturës, si dhe shumë e shumë çështje të tjera më rëndësi për qytetin e Ferizajt.