Gjatë ditës së sotme komuna e ferizajt ka vazhduar me dezinfektimin e hapësirave publike, repartit të hemodializës si dhe automjetet dhe hapësirat e punuese të uniformave bly të Ferizajt
“Përveç dhënies në shfrytëzim të veturave zyrtare të Komunës në funksion të punës për përballimin e pandemisë COVID-19, Komuna e Ferizajt për të tretën herë bëri edhe dezinfektimin e veturave e hapësirave punuese të uniformave blu – përkatësisht Stacionin Policor në Ferizaj, aksion ky që u monitorua nga inspektorët sanitar.Reparti i Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, u dezinfektua sot nga kontraktori i Komunës së Ferizajt, në mbrojtje të shëndetit të pacientëve që marrin shërbimet aty” thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt