Në kuadër të masave mbrojtëse kundër virusit COVID-19 komuna e Ferizajt po vazhdon dezinfektimin e hapësirave publike.
Ky dezinfektimi i hapësirave publike e mjediseve të punës në institucione shtetërore po vijon, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Komunës.
Sot u dezinfektuan hapësirat e punës në Ndërmarrjen Publike Lokale “Ambienti”, Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj si dhe hyrjet e dy ndërtesave të banimit kolektiv.