Skuadra e Ferizajt ka bërë nëntë transferime në këtë afat kalimtar.
Ndërsa nga kjo skuadër janë larguar gjashtë lojtarë. Nga transferimet e Ferizajt vërehet se lojtarët e transferuar janë me përvojë si Fisnik Papuqi, Taulant Dajaku, Donat Kaçiu, Dardan Jashari, Ergon Hyseni, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda.
Në mesin e lojtarëve të larguar bëjnë pjesë Qëndrim Dautaj, i cili vendosi që karrierën të vazhdojë në Gjilan. Lojtarët e tjerë të larguar janë Drilon Islamaj, Armend Aliu, Viktor Kuka, Genc Hamiti dhe Durim Gashi.