Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët kanë tentuar t’ia grabisin çantën një femre, shtetase e Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.