Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , respektivisht Zëvendësdrejtori Rajonal, njëherit koordinator rajonal për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me komandantët e stacioneve të policisë dhe shefat e njësive rajonale në ambientet e kësaj drejtorie. Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar edhe situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt , ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, si : grumbullimi i informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, grabitjet, krimin e organizuar, drogat, informacione rreth kundërvajtjeve në komunikacion , si ato me foto etj. Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim , që sezoni i verës të kalojë pa incidente dhe aksidente në komunikacion.