Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu , sot është takuar me përfaqësues të GIZ-it gjerman ku temë diskutimi ka qenë hartimi i Planit Komunal për Energji dhe Klimë.
Në kuadër të këtij plani pritet që një pjesë të këtij plani të financohet nga GIZ-i Gjerman
“Ferizaj synon që në afat të shkurtër të ketë Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë. E për këtë synim, sot takuam përfaqësues të këtij programi nga GIZ-i gjerman, për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, nga e cila do të mundësohet financimi i një pjese të kësaj nisme nga GIZ-i gjerman, në kuadër të subvencionimit lokal” ka shkruar kryetari Agim Aliu.