Ferizaj

Ferizaj: Sonte fillon Ferfilm Festival, edicioni i 10-të

By FerizajPress

September 02, 2022

Sonte më 2 shtator në ora 20:00 hapet Ferfilm Festival në Ferizaj.

Festivali do të mbahet për pesë netë me radhë në teatrin e qytetit “Adriana”, shkruan TV TEMA.

Filmat që do të shfaqen në Ferfilm janë filma të shkurtër me maksimum deri në 30 minuta.

Shumica e filmave janë të zhanreve: fantazi, dokumentar, animacion dhe eksperimental.