Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke shtuar se policia është në kërkim të të dyshuarit.
“Shtatë persona janë në spital, gjendja e tyre është stabile. Ne jemi duke kërkuar personin që ka hedhur sprejin”, ka thënë Gashi për lajmi.net
Sipas raporteve të para ata kanë pasur problemet me kanalet e frymëmarrjes. /Lajmi.net/