Ferizaj

Ferizaj: Shpërndahen 250 komposterë për grumbullim mbetjeve organike

By FerizajPress

October 16, 2020

Për herë të parë në Ferizaj, shpërndahen 250 komposterë për grumbullim mbetjeve organike për t’u shndërruar në pleh organik

Fokusi i qeverisjes lokale në kujdesin ndaj mjedisit, po dëshmohet jo vetëm me mbjelljen e mijëra drunjve deri më tani, mirëmbajtjen e tyre por edhe me projekte tjera që përveç mbrojtjes së mjedisit, sjellin edhe përfitime tjera.

Është projekti për shpërndarjen e 250 komposterëve në shtëpi banimi/lagje që shndërron mbetjet organike, gjethet, barin dhe mbeturina tjera në pleh organik, me përfitim direkt për tokën.

Për të përuruar këtë projekt, por edhe krijimin e 4 pikave model të tipit të mbyllur për grumbullimin e mbeturinave në qytet, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili. Ata panë nga afër këto mekanizma, pajisje që i japin shkallë të re mirëmbajtje, mjedisit në Ferizaj.

Ky projekt, për shpërndarjen e 250 komposterëve është projekt unik e për herë të parë në Ferizaj, zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj.