Ferizaj

Ferizaj shkon në çerek finale të Kupës së Kosovës

By FerizajPress

February 18, 2017

Ferizaj.18.02.2017 . Ferizaj është kualifikuar në çerek-finale të kupës së Kosovës duke mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0. Në një ndeshje interesante dhe shumë të bukur për shikuesit, Maliq Behluli shënoi golin e fitores për klubin ferizajas. Me këtë fitore skuadra ferizajase ka bërë të ditur se këtë sezon do të jetë një kundërshtar i vështirë për tu mposhtur. Në këtë ndeshje edhe stadiumi i ri ishte i mbushur nga nga tifozët të cilët kishin ardhur për të mbështetur djelmoshat drejtë fitores së madhe.Ishin edhe tifozeria UJQIT të cilët si gjithmonë kanë qenë një motiv shtesë për lojtarët ferizajas.