Përfaqësues nga Bashkitë Librazhd e Prrenjas si dhe fermerë të kësaj ane nisin bashkëpunimet me komunën e Ferizajt në fushën e bujqësisë.
Delegacionet nga dy komuna të Shqipërisë, Librazhd e Prrenjas si dhe fermerë e këshilltarë të bizneseve të atjeshme kanë qëndruar sot në komunën e Ferizajt për të shkëmbyer përvojat në fushën e bujqësisë . Ata u pritën këtu nga nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi si dhe drejtori i bujqësisë Ismet Vranovci me ç’rast u njoftuan me zhvillimet e bujqësisë në komunën e Ferizajt.