Ferizaj

Ferizaj shënon fitore të vlefshme, mund Ballkanin e Suharekës

By FerizajPress

March 01, 2019

Tri pikë të vlefshme i ka siguruar sot Ferizaj në përballje me Ballkanin e Suharekës. Kjo është fitorja e dytë e Ferizajt në këtë edicion, e cila ia shton gjasat për ekzistencë në superligën e Kosovës. Futbollistët e Ferizajt kanë shënuar sot fitore në përballje me Ballkanin e Therandës. Një ndeshje tipike kampionale, epilogu i së cilës u vendos në minutën e 85, ku pas një krosimi nga e majta, Shala, ia doli që ta përballoi portierin e Ballkanit, dhe të shënoi duke ia siguruar kështu Ferizajt tri pikë të cilat ia shtojnë gjasat për të luftuar për mbetje në superligë. Pjesa e parë në përgjithësi u zhvillua me një lojë të qetë dhe pa ndonjë rast të veçantë shënimi. Ferizajasit siç u pa e kishin presionin e rezultatit, ndërsa mysfairët tentonin që përmes kundërzbritjeve ta rrezikonin porten e vendasvë. Pjesa e dytë nisi ndryshe. Futbollistët e Ferizajt ishin më këmbngulës, paten tri-katër aksione të cilat përfunduan pa konkretizimi. deri në minutën e 85 ferizajasit më shumë patën nga loja, kështu që mund i tyre u kurorëzua me golin e Shalës.Me këtë fitore ngjitet për një vend në tabelë duke e lënë pas Lirinë dhe KEK-un.Të martën Ferizaj e pret KEK-un një ndeshje nga e cila synon që të dal me rezultat pozitiv .