Ferizaj

Ferizaj shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve

By FerizajPress

May 12, 2021

U shpërndanë 200 pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në prag të Festës së Fitër Bajramit Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, në Ferizaj u shënua me një ekspozitë të fotografive të punës së stafit shëndetësor gjatë pandemisë.

Gjatë këtij organizimi në sheshin e qytetit të Ferizajt, kryeinfermieri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Selim Bega tregoi pse pikërisht 12 maji shënohet si Dita e Infermierëve.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, 12 maji, të cilën e shënojmë për nder të themelueses së infermierisë moderne Florence Nightingale. Kjo ditë shënohet nga infermierët në mbarë botën dhe ne nuk deshëm ta lëmë pa e shënuar edhe sivjet, në këtë vit që po e kalojmë me sfida e sprova nga Covid-19”, tha ai.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi infermierët për punën e bërë gjatë pandemisë.

“Të përulemi para sakrificës, por edhe në emër të të gjithë qytetarëve t’iu falenderojmë secilin prej jush, të shprehim gjithë falënderimin, jo vetëm në periudhën e pandemisë, por pandemia është shpërfaqja e asaj që është profesion jetësor i juaji, por mbi të gjitha është ajo që gjatë gjithë kohës ofroni ju për bashkëqytetarët tanë“, tha Aliu.